Cool

6 të vërteta jetësore të cilat çdo nënë duhet t’i bartë te fëmijët e saj

11/12/2017 22:57
nga:Gazeta Blic

Madje edhe kur nuk beson në ato.

Të qenit prind nuk është e lehtë sepse përgatitja e një qenie të re, pa përvojë dhe të pafajshme për përballjen me botën e vrazhdë me të cilën duhet të ballafaqohet çdo ditë është punë e vështirë.

Çka duhet thënë, pa dekurajuar fëmijët që në fillim? A duhet pranuar se jeta është luftë e vrazhdë dhe si e tillë nuk njeh rregulla dhe “sulmon keq”? A mund ta zbukuroni të vërtetën kur ata janë gjithnjë e më të mençur dhe rezonojnë gjëra, ndonjëherë edhe më mirë se ne?

Një nënë u gjend në një dilemë të tillë që luftonte me veten dhe standardet e pranuara shoqërore për edukimin e fëmijëve. Atë që Keisi Mulins ka vendosë të përdorë për edukimin e vajzës së saj ka vendosur ta ndajë edhe me prindërit tjerë dhe t’i tregojë se nuk janë të vetëm dhe se disa vlera që edhe vetë i respektojnë duhet t’i bartin te fëmijët edhe pse ju duken të gabuara.

– Më shumë se gjithçka dua që botës t’i dhuroj një person të mirë, i cili mund të kujdeset për veten, të luftojë për atë që dëshiron dhe të jetë i drejtë ndaj gjithçkaje që e rrethon. Dua që të kuptojë se nëse punon me vullnet dhe kujdes do të shijojë gjëra shumë të bukura. Atë që nënat duhet mësuar vajzat është se nuk mund të bëhen shoqe me të gjitha sepse shumica përpiqen ta shfrytëzojnë këtë.

Vajzat e mia të vogla, nuk do ti pëlqeni të gjithëve dhe kjo është në rregull. Përderisa nuk i jepni shkak njerëzve që të ju urrejnë është gjithçka në rregull. Shikoni punët tuaja dhe mos e shkelni askënd, kurse a do të ju dojë dikush apo jo kjo nuk është e juaja. Kur dikush është i keq ndaj jush, kjo më shumë flet për atë vetë se sa kush dhe çka jeni në të vërtetë.

Nuk është e tëra në pamje dhe nëse i përzgjedhni miqtë sipas pamjes, veshjes apo çka kanë në kuptimin material, ju privoheni nga miqësitë e jashtëzakonshme. Miqtë vijnë në forma dhe madhësi të ndryshme, ngjyra dhe melodi. Jam e lumtur që fëmijët e mi po rriten të rrethuar nga lloje të ndryshëm të fëmijëve nga ata që janë të turpshëm në më të hapur dhe dinjitozë.

Lumturia është ajo që e bën një person të rehatshëm, gjë që nganjëherë është e vështirë për të shpjeguar nëse si prind keni rënë në një krizë apo depresion. Unë shpeshherë është dashur të vë maskën e nënës së lumtur që fëmijët e mi të mos ndjejnë ndryshimet negative. Por edhe ndjenja siç është depresioni është diçka natyrale dhe që na mëson ta çmojmë më shumë lumturinë. Është e vështirë në botën e fotografive me fotoshop dhe luksit që i rrethojnë disa njerëz ta bindësh vajzën dhjetëvjeçare se lumturia nuk duket ashtu.

Paraja nuk mund ta blejë lumturinë, por të bëhemi të sinqertë, edhe nuk e dëmton atë. Jam rritur me vlera të tilla materialiste strikte që më vonë ka ndikuar edhe në martesën time. E shoh se edhe vajzën time e bën të lumtur harxhimi i një sume të caktuar të parave e cila nuk është e vogël për blerjen e ndonjë lodre. Falënderimet për atë që kanë, si dhe për të ndihmuar ata që kanë nevojë për diçka, është diçka që të gjitha nënat duhet t’i mësojnë vajzat e tyre.

Dua ta mësoj fëmijën tim se përderisa paraja mund të të blejë një ditë në banjë për relaksim, nuk mund ta blejë mikun i cili të nevojitet kur dikush të thyen zemrën, ka deklaruar Keisi./femra.net/