Cool

6 shenjat e vaginës që janë totalisht normale!

12/05/2017 22:52
nga:E Sh

1. Është e pabarabartë.

A e keni parë me vëmëndje? Mund të duket gazmore, por mënyra më e mirë për tu ndjerë rehat me vaginën tuaj është të merrni një pasqyrë e të shikoni. Vulvat (pjesa e jashtme) mund të jenë të formave, madhësive dhe ngjyrave të ndryshme kështu njëra prej tyre mund të jetë më e madhe se tjetra ose e kundërta ose në tërësi mos t’i ngjajë atyre që keni parë deri më sot. Nuk ka asnjë problem! Mbani mend, gjysma e botës ka vaginë, është ajo që ju bën një femër prandaj ajo meriton ta pranoni ashtu siç është.

2. Keni shumë qime pubike (ose pak).

Disa vajza kanë shumë qime pubike e të tjera jo edhe aq shumë – ajo që ju vendosni të bëni me tuajat është vendimi juaj. Nëse ndiheni rehat me depilimin, bëjeni, por mos u ndjeni e detyruar sepse është një ‘standart’ që duhet të ndiqni. Më e rëndësishmja është që ju të ndiheni mirë.

3.  Djersin.

Besojeni apo jo në ‘vendin tuaj privat’ ka shumë gjëndrra djerse prandaj mund të krijohet ndjersë edhe në rast se nuk jeni në palestër apo duke u marrë me diçka të lodhshme. Përdorimi i të mbathurave 100%  pambuk do t’ju ndihmojnë në këtë rast.

4. Mban aromë.

Vaginat kanë një aromë natyrale që mund të jetë si myk, por edhe metali nëse jeni gjatë periodave. Të dyja rastet janë të shëndetshme dhe normale. Gjithsesi një aromë e fortë dhe e padurueshme mund të jetë shenjë infeksoni. Kontrollohuni tek doktori dhe mos përdori solucione me shumicë pasi ato më shumë ju dëmtojnë.

5. Keni sekrecione.

Është normale të keni sekrecione të bardha ose të verdha të cilat mbesin në të mbathurat tuaja. Ato në fakt janë një tregues se vagina juaj po pastron vetveten. Rasti kur duhet të shqetësoheni është kur ato janë gri, jeshile apo ndonjë ngjyrë tjetër. Sërish, shkoni tek mjeku.

6. Keni pulla ose lloj puçrrash.

Mundësitë janë që një e ngritur ose lloj puçrre në buzët e vaginës ose vulvat e saj të jenë thjesht një puçërr normale ose një qime e cila rritet brenda në lëkurë. Por nëse ajo nuk zhduket për disa ditë me rradhë, është mirë të shkoni tek mjeku./e.e