Lajme

6 pretendentët për kryetar të LDK-së

03/16/2019 09:37
nga:Gazeta Blic

Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Arben Gashi dhe Avdullah Hoti, janë gjashtë pretendentët për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Deri tash kandidaturën e ka shpall, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili njëherit është Kryetar i Komunës së Gjilanit.

“Besoj shumë që marrëveshja politike është mjeti i vetëm që LDK ka. Jam për marrëveshje, por nëse nuk ka marrëveshje unë kandidojë”, tha Haziri.

Kryetari aktual Isa Mustafa pritet të rikandidojë për të parin e partisë, derisa atë janë duke e sfiduar pesë anëtar të LDK-së. Mirëpo kjo mund të ndryshojë vetëm nëse ka marrëveshje politike për zgjedhjen e një kandidati konsesnual.

Kryesia e LDK-së ka vendosur sot për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt politik.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti ka thënë se nga java e ardhshme do të nisin përgatitjet për realizimin e tyre.

“Sot Kryesia e LDK-së ka vendosur për organizimin e zgjedhjeve në LDK, bazuar në platformën e aprovuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në nëntor 2018. Është aprovuar struktura e delegatëve sipas degëve për Kuvendin e LDK-së. Nga java e ardhshme do të fillojnë përgatitjet administrative dhe teknike për realizimin e këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Hoti në Facebook.