Lajme

582 raste aktive me koronavirus në Kosovë, qytetarëve u bëhet thirrje të vaksinohen

08/03/2021 07:56
nga:M K

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 582.

MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.665, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,266 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 428.818 doza të vaksinës.

Deri më sot mbi 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Institucionet shëndetësore, në vazhdimësi po apelojnë për vaksinim kundër COVID-19, duke vlerësuar se është arma e vetme për të mposhtur pandeminë.

Madje, tashmë në Kosovë është prezent edhe varianti “Delta” i koronavirusit, i cili sipas ekspertëve po përhapet më shpejtë sesa variantet tjera të COVID-19.

Një ditë më parë në seancën e Kuvendit të Kosovës, edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kërkuar nga qytetarët t’i përgjigjen thirrjes për vaksinim.

Ai tha se synim i tyre mbetet imunizimi i 60 për qind të popullatës deri në fund të vitit.

Për procesin e vaksinimit, ministri Vitia ka thënë se ka qenë sfidë përgatitja e ekipeve dhe qendrave dhe se jo secila qendër ia ka dalë që të funksionoi në mënyrë të përkryer.

Vitia tha se në disa komuna është dashur që të punohet më shumë që t’u shpjegohet edhe qytetarëve për rëndësinë e vaksinimit.