Kampionia e Kosovës, Drita vazhdon misionin evropian në Ligën e Konferencës, teksa sonte me fillim nga ora 18:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, përballet me skuadrën e njohur holandeze, AZ Alkmaar.
Skuadra gjilanase dhe skuadra holandeze do të përballen në kuadër të xhiros së pestë të kësaj garë evropiane.
Bazuar në formën e 5 ndeshjeve të fundit, Drita qëndron mirë, duke arritur 3 fitore, një barazim dhe një humbje.
Në anën tjetër, Alkmaar, ka dy humbje, dy fitore dhe një barazim.
/GazetaBlic Sport/


