Lajme

54 mësimdhënës dhe 22 nxënës të infektuar me COVID-19 në Kosovë

10/13/2020 11:56
nga:F K

Që nga hapja e shkollave në Kosovë, 22 nxënës dhe 54 mësimdhënës kanë rezultuar pozitivë për COVID-19, raporton GazetaBlic.

Madje, rastet pozitive dolën qysh në javën e parë në këtë fillimvit shkollor.

Tetë fëmijë nën moshën 10 vjeç dhe tetë mësimdhënës të shkollës fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri, rezultuan pozitivë me COVID-19, në javën e parë të fillimit të mësimit,

Në disa prej tyre, pas konfirmimit të rasteve janë mbyllur, me ç’rast mësimi është zhvilluar online.

Këshilltarja e Ministrit të Arsimit, Diellza Kukaj, për GazetaBlic ka konfirmuar se rastet pozitive kanë dalë nga 19 komuna të Kosovës.

“Deri me tani, nga 19 komuna kemi të raportuar gjithsej 22 nxënës të infektuar, dhe 54 nga rradhët e mësimdhënësve”, ka thënë Kukaj për GazetaBlic.

Rastet më të freskëta me COVID-19 në shkolla janë nga dita e djeshme, ku janë regjistruar disa raste pozitive me koronavirus në shkollat e kryeqytetit.

Në shkollën “Pjetër Bogdani” në kryeqytet kanë rezultuar pozitivë 5 raste, prej tyre 3 mësimdhënës, 1 nxënës e 1 punëtor teknik. Kjo ka bërë që të mbyllet shkolla për dy javët e ardhshme.

Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve në përgjithësi, shkollat në Kosovë nuk do të mbyllen.

Kështu kanë thënë për GazetaBlic Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Viti i ri shkollor në institucionet para-universitare në Kosovë, ka filluar më 14 shtator, me prezencë fizike të nxënësve në shkolla, por duke respektuar rekomandimet për mbrojtjen nga pandemia e koronavirusit: mbajtjen e maskës, distancës dhe higjienën personale.

Por, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, tashmë ka përgatitur tre skenarë për mbarëvajtjen e procesit mësimor, që do zbatohen nga komunat, varësisht gjendjes epidemiologjike me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi./GazetaBlic

A do të mbyllen shkollat në Kosovë pas rritjes së rasteve me COVID-19, flet për GazetaBlic Ministria e Arsimit

11/14/2020 10:02

​Në rrugët e Mitrovicës pula e kafshë tjera shiten në kohë pandemie