Lajme

505 nxënës të Prishtinës sfidojnë veten në garën e mbajtur në ISP (FOTO LAJM)

05/20/2019 11:41
nga:Gazeta Blic

505 nxënës të klasave të 5-ta nga 24 shkolla të Prishtinës kanë marrë pjesë në garën “Prishtina IQ Challenge” të organizuar nga shkolla International School of Prishtina (ISP) në Marigona Rezidencë. Drejtori i ISP, Ayhan Alatas u shpreh se ka mbetur i impresionuar nga interesimi i madh i nxënësve dhe ka thënë se kjo pjesmarrje tregon besimin që kanë nxënësit e Kosovës në ISP.

Në fundjavë në ambientet e shkollës ISP u mbajt një garë e diturisë “Prishtina IQ Challenge” ku 505 nxënës nga e gjithë Prishtina sfiduan veten e tyre me njëri-tjetrin në fushën e logjikës. Vlen të theksohet se këta nxënës ishin më të mirët pasi fillimisht u përzgjodhën nga shkollat e tyre që përfaqësonin. Në përfundim të garës 80 nxënës fituan bursa ndërsa të gjithë morën certifikatë të pjesmarrjes.

Drejtori i shkollës ISP, Ayhan Alatas tha se tek këta të rinj sheh të ardhmen e ndritur që do të ketë Kosova.

“ Shkollat tona vazhdimisht kanë organizuar gara nëpër qytetet e Kosovës dhe pjesmarrja ka qenë me mijëra nxënës por këtë here ka qenë e veçantë pasi është hera e parë që vetëm në një vend ku u mbajt testi morën pjesë 505 nxënës dhe këta ishin vetëm të klasave të 5-ta. Kjo pjesmarrje tregon qartë se puna jonë po shpërblehet dhe çdo ditë edhe më shumë shkolla jonë bëhet edhe më e madhe. Ne do ta vazhdojmë këtë traditë dhe vitet në vijim synojmë që të ketë edhe më shumë garues.” u shpreh ai.

Testi ka zgjatur 40 minuta dhe ka pasur 30 pyetje nga fusha e logjikës ndërsa vendet e para veç burses u shpërblyen me Over Board, vendet e dyta veç burses me dron ndërsa vendet e treta veç burses me tablet.

E Ayhan Alatas më tej ka shtuar se tashmë janë hapur edhe regjistrimet në ISP për vitin e ardhshëm shkollor dhe ka bërë edhe një herë thirrje për nxënësit që dëshirojnë të jenë pjesë e shkollës, të aplikojnë sa më shpejt pasi plotësohen vendet.

“Vizioni ynë është që pjesë e ISP të bëhen nxënësit më të mirë pasi këtu te ne janë kushtet optimale që ata ta zhvillojnë dijen e tyre. Natyrisht që tek një nxënës duhet vullnet që të mësojë por edhe kushtet janë pjesë thelbësore për zhvillimin e tij.  Prandaj ne vazhdimisht i dërgojmë nxënësit tanë nëpër olimpiada ndërkombëtare dhe u mundësojmë kushtet me laboratorë, mundësi për gjuhë të tjera si gjermanisht e italisht pasi anglishtja tashmë tek ne është e zakonshme.” ka shtuar ai.

ISP është një shkollë e nga kopshti deri në klasën e 10-të. Nxënësit e kësaj shkolle vazhdimisht dalin ndër të mirët në olimpiadat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Linku I videos: https://www.instagram.com/p/BxoqpodluoC/