Sporti

500 ndeshje zyrtare për Busquets – lojtari hyn në historinë e Barçës

11/28/2018 10:46
nga:Lorik J

Sergio Busquets arriti 500 ndeshjet zyrtare me Barcën të shtunën e kaluar kundër Atletico Madrid.

Sergi është një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës ndër vite dhe këtë e dëshmojnë edhe statistikat fantastike të tij me ekipin blaugran, shkruan GazetaBlic.

u

Busquets ka humbur vetëm 52 nga 500 lojërat e tij me blaugranasit. Busquets hyn gjithashtu në një grup të vogël prej shtatë lojtarësh që tejkalojnë 500 ndeshje zyrtare me fanellën e Barça: Xavi (767), Iniesta (674), Messi (651), Puyol (593), Migueli (549) dhe Víctor Valdes (535).

Lojtarët me më pak humbje në 500 ndeshjet e para me Barçën janë: 52 Busquets. 56 Messi. 63 Iniesta. 64 Víctor Valdés.

/GazetaBlic/