Sporti

500 mijë euro për Bajram Jashanicën e Skënderbeut

11/14/2017 17:57
nga:Y.K

Bajram Jashanica do të jetë shitja e parë e klubit të Skënderbeut në merkaton e dimrit.

Qendërmbrojtësi i korçarëce po kalon një formë të mrekullueshme dhe sirenat europiane kanë rënë
prej kohësh.

Sot, newsport.al ka mësuar se klubi i Skënderbeut është në tratativa me tri skuadra në Rusi dhe një në Belgjikë, emrat e të cilëve preferohen të mbeten sekret nga burime pranë klubit të Skënderbeut.

Mësohet gjithashtu se oferta që pritet të mbërrijë në drejtim të qendërmbrojtësit nga Kosova kap shifrën e 500 mijë eurove.
Tashmë pritet me interes të mësohet se cili do të jetë drejtimi përfundimtar i një prej lojtarëve më në
formë të klubit bardhëkuq.

 

 

10/21/2017 12:37

Barjam Jashanica transferohet në Rusi