Sporti

5 zëvendësime për 18’të minuta nga Challandes

10/10/2019 19:19
nga:M K

Kanë kaluar tashmë 15’të minutat e pjesës së dytë në “Fadil Vokrri”.

Kosova edhe më tutje nuk e ka gjetur golin e parë përballë gjibraltarit, në miqësoren që ka filluar nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, me të filluar pjesa e dytë, selektori Challandes ka bërë katër zëvendësime.

⬅️Florent Muslija, Benjamin Kololli, Edon Zhegrova dhe Bernard Berisha

➡️Elbasan Rashani, Florent Hasani, Lirim Kastrati dhe Leart Paqarada

Ndërkaq, para pak çastesh, ai e ka kryer edhe të pestin, me ç’rast nga loja u largua Valon Berisha, për t’ia liruar vendin Idriz Vocës.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, derisa ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

11/21/2019 15:19

Kosova në top 3’shen e kombëtareve me moshën mesatare më të re në formacionin startues