Fit&Sexy

5 pyetjet që duhet t’ia bëni vetës para se të martoheni

06/07/2020 15:36
nga:N S

Një pjesë e madhe që të njihni partnerin tuaj dhe se a përshtateni më njëri tjetrin është martesa.

Çiftet më të lumtura dhe të suksesshme janë ata që fillojnë një lidhje serioze me “sy hapur”, i kuptojnë dallimet e tyre dhe e kuptojnë që martesa mund të jetë e vështirë.

Këtu janë disa nga pyetjet që duhet ti bëni vetës para se të martoheni:

A është kjo lidhje e barabartë (fer)?

Planifikimi i martesës ndoshta fillon duke menduar që duhet ti ndani gjërat me gruan dhe burrin tuaj, por ku qëndron balanci i emocioneve?

Nëse njëri nga partneret jep më shumë se tjetri atëherë nuk jeni të barabartë dhe lidhja juaj nuk është fer.

Si do të jenë pritjet e prindërve tanë?

Është e rëndësishme që të keni parasysh pritjet e prindërve dhe motrave e vëllezërve tuaj.

Në një familje, fëmijët gjithnjë janë të parët, ju nuk mund ta dini se çka nënkupton familja për dike, dhe nuk mund të prisni që secili të ju kuptojë.

A dua fëmijë?

Disa gjëra janë të vështira që të negociohen e sidomos kur është fjala për të krijuar familje. Jo gjithmonë një çift ka dëshirën e përbashkët për të krijuar familje apo jo. Dhe është mirë që të diskutohen gjërat para vendimit të martesës që të keni të qartë të dy se a dëshironi të njëjtat gjëra apo jo.

Cilat janë qëllimet në jetën time dhe a janë të përputhshme me ato të partnerit tim?

Bëhu i sigurt se çfarë duhet të jetë e qartë dhe çfarë jo. Është e rëndësishme që të dini se cili është qëllimi më i madh në jetën tuaj dhe ta ketë parasysh edhe partneri juaj që të mos krijohen konflikte pas martesës.

Çka duhet të përgatitem për martesë?

Ka shumë rëndësi që të përgatiteni për ditën e martesës. Planifikoni ditën e martesës në mënyrë të duhur, dhe ndërtoni një lidhje të shëndetshme.