Lajme

5 pacientë në gjendje më të rëndë shëndetësore në Klinikën Infektive nga COVID-19

03/30/2020 10:09
nga:Norë Kelmendi

Në Klinikën Infektive në Prishtinë, aktualisht janë duke u trajtuar 37 pacientë, si të diagnostifikuar me virusit COVID-19, shkruan GazetaBlic.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hotit, në mesin e 37 pacientëve me COVID-19, 5 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore të cilët kanë nevojë për oksigjenoterapi, derisa njëri nga ta është duke u trajtuar në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive.

Njoftmi i plotë:

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot më 30 mars 2020 janë duke u trajtuar 37 pacientë të prekur nga Covid-19.
• 32 të sëmurë janë në gjendje stabile;
• 5 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi, njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv të Klinikës Infektive.

Klinika është në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera të cilat do të testohen.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, përpos infermieres së infektuar me Covid19 dhe e cila është në gjendje të përmirësuar dhe e vetizoluar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe disa prej tyre janë testuar për Covid 19 dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ.

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot më 30 mars 2020 janë duke u trajtuar 37 pacientë të prekur nga Covid-19.• 32 të…

Publiée par Faik Hoti sur Lundi 30 mars 2020

06/28/2020 16:48

Paralajmëron ministri Zemaj: Do të gjobiten ata që s’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së