Cool

5 karakteristikat e veçanta të të lindurve në muajin tetor

10/05/2019 12:33
nga:L I

Ndoshta nuk besoni shumë në të tilla gjëra, por shkenca ka provuar që ka një lidhje mes muajit të lindjes dhe karakteristika të përgjithshme të fëmijës.

Për tetorin kemi këto:

1.Me shumë gjasa do të jenë sportistë të mirë

Nëse bebushi yt vjen para Halloëeen-it, visheni si atlet, që ta përgatisni për të ardhmen. Bazuar në studimet e fundit, bebet e lindura në tetor, do të jenë me shumë mundësi sportistët e së nesërmes. Kjo për shkak se janë më të fortë fizikisht se fëmijët e lindur në muajt e tjerë, me përjashtim të shtatorit dhe nëntorit, transmeton Gazeta Express.

Fëmijët e lindur në vjeshtë kanë kocka dhe muskuj më të fortë.

2. Kanë potencial për t’u bërë lidera!

Një pjesë e mirë e liderave të Amerikës (dhe atyre shqiptarë) kanë lindur në këtë muaj, kështu që përgatiteni veten nëse shihni që bebi ka prirje politike. Është e shkruar në yje!

3. Ata kanë më shumë shanse të festojnë ditëlindjen e 100-të!

Sipas një studimi të bërë në 2011 në universitetin e Chicago-s, njerëzit e lindur në tetor kanë më shumë shanse të jetojnë një shekull, krahasuar me ata të lindurit në prill.

4. Kanë më pak probleme kardiake.

Bebet e tetorit kanë zemra të forta, diçka që shpjegon edhe më mirë faktin më lart!

5. Nuk kanë probleme me shëndetin mendor.

Ekspertët kanë arritur në përfundimin se njerëzit e lindur në tetor janë ata që kryejnë më pak vetëvrasje. Kujdesen dhe janë të shëndetshëm mendërisht, njësoj si fizikisht.