Lajme

5 arsyet pse duhet votuar Shaqir Totaj për kryetar të Prizrenit

11/17/2017 14:59
nga:Gazeta Blic

Njëri nga kandidatët që bëri befasi në rundin e parë të zgjedhjeve në nivel vendi është padyshim Shaqir Totaj, nga PDK në Prizren. Ai hyri në politikë në ditën e nonimimit si kandidat ndërsa tani ka krijuar një avantazh me vota prej 5 mijë sosh para kandidatit nga Vetëvendosjes.

Por cilat janë disa nga arsyet që e bëjnë Shaqir Totajn, favorit për t’i fituar zgjedhjet lokale në Prizren:

1. Është i ri në politikë por me përvojë të gjatë menaxheriale në Kosovë dhe SHBA. I ka hyrë garës për Prizrenin sepse dëshiron ta zhvillojë qytetin e tij dhe ka një plan konkret për këtë.

2. Përmes planit të tij ai synon të ndërtoj një ekonomi të fortë duke themeluar fondin 2 milionë euro që do të ndihmoj në hapjen e vendeve të reja të punës; do t;iu ofroj mundësi më të mëdha të rinjve përmes bursave dhe mbështetjes finaciare si dhe do të kujdeset për fshatrat tona duke rritur përkrahjen për fermerët deri në 30%.

3. Një arsye tjetër për ta votuar Totajn është prezantimi i planit ambicioz për funksionalizimin e trafikut urban, hapjen e vendparkimeve të reja dhe shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet. Po ashtu, ai do të kujdeset për qytetin tonë duke rivitalizuar objektet tona historike, ndërtesat tona dhe zhvilluar turizmin.

4. Është lindur dhe rritur në Prizren. E njeh qytetin dhe njerëzit, si dhe ka punuar për komunitetin duke u angazhuar vullnetarisht për shumë vite në sport e muzikë. Është ndër të vetmit kandidatë i cili u mbështetë në garën e tij edhe nga shumë personalitete publike jashtë politikës.

5. Është i pakorruptuar dhe përgjatë 17 viteve të drejtimit të ATK-së, ai u shpall menaxheri me performancën më të mirë ndërsa Prireni si komuna më e funksionalizuar në nivel të Kosovës. (I sponsoruar)

12/04/2019 18:33

Mblidhet PDK-ja, diskutohet për krijimin e institucioneve të reja