Showtime

Në një prononcim live për BBC, Rita dhe Vera Ora tregojnë si kalojnë kohën në izolim

04/09/2020 09:53
nga:N S

Në një prononcim drejtpërdrejtë për mediumin BBC, Rita dhe nëna e saj Vera kanë treguar se si po e kalojnë kohën në shtëpi si shkak i virusit COVID-19.

Qysh se nga fillimi i përhapjes së virusit korona, Vera dhe Rita janë të ndara pra nuk janë në një shtëpi të izoluara, shkruan GazetaBlic..

Vera në prononcimin live u pyet se si po e kalon kohën pasi që nuk është bashkë me Ritën dhe pandemisë së shfaqur.

Ajo tha: ‘Nuk jam duke menduar shumë për këtë pjesë pasi që jam e zënë duke iu ndihmuar pacientëve në të njëjtën kohë miqve, kolegëve dhe nuk po më bën të mendoj shumë rreth asaj se çka është duke ndodhur përreth e dini kur njeriu është i zënë apo jo, është një gjë pozitive kjo‘ tha ajo.

Rikujtojmë se Vera Ora me profesion është psikologe, javë më parë ka treguar se si po kujdeset për shëndetin mendor të shumë njerëzve duke u munduar në tejkalimin e situatës së COVID-19 më lehtë.

Ndërsa, Rita u pyet: ‘Disa njerëz kanë dëshirë të qëndrojnë në shtëpi disa jo, cila nga këta je ti? ‘Jam larg familjes por prap kjo gjë më bën të ndihem mirë sepse nuk jam jashtë po e kaloj kohën duke përgatitur ushqim, pikturuar’.

Këngëtarja, u pyet edhe rreth ndihmës që është duke ofruar për pandeminë? ‘Duke e ditur se çka po ndodh në botë kjo ndihma që ofroj më jep shpresë po ashtu nëna ime e dini se është ajo e cila nuk e ka problem për të ofruar ndihmë, kështu kjo është diçka e mirë’, u shpreh Rita.

/GazetaBlic/

06/01/2020 11:45

Rita Ora veshur me bikine tregon linja trupore, teksa shijon një akullore duke marrë rreze dielli