Cult

42 vjet nga vdekja e “Mbretit të rokut”

08/16/2019 08:28
nga:M K

Në përvjetorin e tij të 42-të të vdekjes, sot kujtojmë Elvis Presley, i cili ende sot mbetet mbret i muzikës rok.

Më 16 gusht 1977, bota humbi një legjendë muzikore, Elvis Presleyn, i cili ndërroi jetë në moshën 42 vjeçare.

Lindur në Tupelo të Mississippit më 8 janar 1935, Elvis filloi një karrierë si muzikant pasi u transferua në Memphis.

Në janar të vitit 1956, ai publikoi këngën e tij të parë “Hotel Heartbreak”, i cili u shndërrua menjherë në hit në SHBA.

Prej atij momenti, popullariteti i Elvis Presley vazhdoi të rritet.

Fansat e Elvis Presley nga e gjithë bota do të ndezin qirinj para pronës së tij në Memphis, në shenjë të kujtimit për të.

08/16/2017 16:07

Elvis Presley kujtohet në 40 vjetorin e vdekjes së tij (Foto/Video)