Sporti

4 lojtarët më të mirë argjentinas që kanë luajtur në Premier Ligë

09/13/2018 11:23
nga:M K

Padyshim se vendet ameriko-latine njihen për prodhimin e talentëve të futbollit.

Përveç lojës interesante që e karakterizon këtë pjesë të botës, zbulimi i talentëve për vendet evropiane ka qenë gjithmonë prioritet mbi prioritete, shkruan GazetaBlic.

Njëra nga këto shtete është edhe Argjentina, mirëpo që zakonisht lojtarët më të mirë i dërgonin drejt Italisë, për shkak të raporteve më të mira gjatë historisë.

Mediat britanike kanë bërë një analizë të asaj se kush janë katër futbollistët më të mirë argjentinas që kanë luajtur në ishull.

Primatin tashmë edhe siç mund ta paramendoni e ka fantazisti i Manchester Cityt, Sergio Aguero, derisa edhe dy nga tre lojtarët e tjerë janë paraqitur për ‘qytetarët’ në të kaluarën.

Javier Mascherano, Pablo Zabaleta, Carlos Tevez dhe Sergio Aguero janë emrat që janë lakuar si futbollistët me me ndikim në ligën më të vjetër në botë, e që vijnë nga Argjentina.

/GazetaBlic/

10/19/2019 19:19

Mbyllet pjesa e parë Crystal Palace – Manchester City, mësoni rezultatin