Lajme

36 lëmoshëkërkues depërtohen në Shqipëri nga Prizreni

05/06/2020 14:04
nga:E Sh

Policia ka ndaluar 36 lëmoshëkërkues në Prizren dhe në bashkëpunim me autoritetet nga Tirana i ka depërtuar në Shqipëri.

Sipas një komunikatë nga Policia në Prizren, bëhet fjalë për burra, gra dhe fëmijë të komunitetit rom nga Shqipëria.

“Në këtë operacion, policia e Prizrenit është asistuar nga njësiti për migrim dhe të huajë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare ‘Perëndimi’ në Gjakovë dhe personat e gjetur duke kërkuar lëmoshë janë identifikuar dhe të njëjtit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë të cilët janë pranuar nga autoritetet e shtetit Shqiptar”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, ajo do të veprojë edhe në ditët në vijim në mënyrë që lëmoshëkërkuesit të largohen nga rruga, e sidomos në këtë kohë pandemie.