Sporti

Skuadra nga Premier League vjen me një ofertë prej 35 milionë euro për Vedat Muriqin

02/14/2020 11:58
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi vazhdon të jetë njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.

Reprezentuesi i Kosovës ka shkëlqyer me fanellën e Fenerbahces këtë edicion, teksa është lidhur me një kalim në Ligën Premier.

Newcastle janë të interesuar të nënshkruajnë sulmuesin e Fenerbahce, Vedat Muriqi, sipas tabloidit turke Net Haber.

Drejtuesit e Newcastle janë të intersuar për shërbimet e tij, Muriqi është shfaqur si objektiv për anën e Steve Bruce,poashtu Manchester United, Leicester, Burnley dhe Monaco janë të gjithë të interesuar për reprezentuesin e Kosovës.

Sipas Net Haberit, i cili pretendon se Fenerbahce do të kërkojë rreth 35 milion euro, në mënyrë që të lejë 25-vjeçarin të shkojë gjatë verës, përcjell Gazeta Blic.

Muqiri ka shënuar 13 herë në 22 ndeshje për Fenerbahce këtë sezon, dhe klubi turk nuk do ta lejojë atë të shkojë me lehtësi nga Turqia.

Muriqi është përshkruar si një sulmues i zgjuar që mund ta mbajë topin mirë, i cili punon shumë për të sjellë në lojë shokët e tij të skuadrës dhe gjithashtu paraqet një kërcënim të rëndësishëm të golit si një i gjithanshëm, ndërsa ai mund të luajë si në qendër ashtu edhe si një njeri i gjerë kur kërkohet.