• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

34-shi i LDK-së, Florian Dushi, rendit arsyet pse duhet t’a votojnë qytetarët me 9 shkurt

2 muaj më parë
nga:Y I

Florian Dushi kandidon në zgjedhjet e 9 shkurtit për një ulëse në Kuvendin e republikës së Kosovës me numrin 34.

Ai në një intervistë dhënë për dokumentarin “Expose” rendit arsyet pse qytetarët duhet ta votojnë të dielen me 9 shkurt.

Dushi tha se duke u nisur nga përvoja e tij politike dhe profesionale meriton mbështetjen e qytetarëve dhe premtoi se s’do t’i zhgënjej.

“Më e rëndësishmja konsideroj që qytetarët të dalin në zgjedhjet e kësaj të diele dhe të përcaktojnë fatin e tyre dhe të përzgjedhin Qeverinë e tyre në katër vitet e ardhshme. Lidhja Demokratike e Kosovës ka qëndruar për gjithë këta muaj pranë tyre duke prezantuar edhe programin edhe projektet e ndryshme, vizionin e saj për katër vitet e ardhshme. Konsideroj se Lidhja Demokratike e Kosovës meriton besimin e qytetarëve, LDK është subjekti politik i vetëm , që ofron një ndryshim i cili tashmë është i domosdoshëm në vendin tonë. Në këtë kuadër edhe unë si kandidat i LDK-së me nurmin 34 në këtë listë konsideroj që nisur nga përvoja politike dhe profesionale meritoj mbështetjen e qytetarëve të vendit dhe ju garantoj se për gjithë atë çfarë kam dëshmuar deri më sot në të gjitha pozitat që kam mbajtur do të jap kontributin tim profesional edhe në Kuvendin e Kosovës” tha Florian Dushi me numër 34 raporton “Gazeta Blic”.