Sporti

Sarri po rikthehet – Ja kundër cilës skuadër do të jetë në stolin e Juventusit

09/12/2019 19:23
nga:Ideal

Maurizio Sarri ka vendosur të bëjë debutimin e tij në Serie A për Juventusin kundër Fiorentinës të shtunën, këtë e konfirmoi në një konferencë për media.

Sarri ka humbur dy ndeshjet e para të Juve në Ligë, pasi po rikuperohej nga pneumonia, kështu që ndihmësi i tij Giovanni Martusciello e zëvendësojë atë, shkruan GazetaBlic.

Sidoqoftë, u konfirmua të enjten se trajneri do të paraqitet në stolin e ‘Zonjë së Vjetër’ të shtunën kundër Firorentinës.

Ish-tekniku i Napolit dhe Chelsea tashmë do ta drejtoj Juven, ndërsa Martusciello arrit ta përfundoj punën me sukses në këto dy ndeshje, pasi ‘zebrat’ fituan në dy takimet.

/GazetaBlic/