Sporti

Kosova U21 fillon përgatitjen për ndeshjen ndaj Shqipërisë U21

10/10/2019 10:11
nga:Ideal

Tekniku i Kombëtares U21 të Kosovës, Rafet Prekazi të mërkurën e ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për eliminatorët për Euro 2021.

Prekazi në listë ka përfshirë 22 futbollistë , të cilët do të jenë në dispozicion me 15 tetor kundër Shqipërisë U21 në ‘Elbasan Arena’ me fillim nga ora 19:00, shkruan GazetaBlic.

Ndeshja i takon Grupit C eliminator, të cilit i prijnë Austria, Kosova e Anglia me nga gjashtë pikë të tubuara, por “dardanët” e rinj kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Ndërkohë, Shqipëria është e pesta në grup me dy pikë të tubuara pas katër ndeshjeve të zhvilluara. Pjesë e këtij grupi janë edhe Turqia 4 pikë e Andorra 1, të cilat i ka mposhtur Kosova. Në këto eliminatore, Kosova ka vetëm një humbje, atë nga Anglia gjatë muajit të shkuar.

Prekazi shprehet optimist para duelit dhe njofton se po përgatitën shumë për çdo ndeshje pasuese.

/GazetaBlic/