Sporti

Shkëlqeu ndaj Kosovës – Ja kujt ia dedikoj golin e parë Sancho

09/11/2019 14:16
nga:Ideal

Jadon Sancho shënoi mbrëmë golin e parë në karrierën e tij për Kombëtaren angleze dhe qëlloi ta shënonte kundër Kosovës.

Jadon Sancho shënoi një dopietë në minutat e fundit të pjesës së parë dhe menjëherë pas ndeshjes ka reaguar i ngazëllyer nga ky takim.

Ndërkaq pas golave të shënuar, Snacho në instagram ka postuar një fotografi, ku tregon se kujt ia dedikon golin:

“Një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj! Të shënoj golin e parë për vendin tim do të jetë një ndjenjë që nuk do ta harroj kurrë! #PërTyNanë”, ka shkruar Sancho.