Sporti

Ekskluzive | Gjendja e mjerueshme në skuadrën e Vëllaznimit – Klubi njofton për kryesinë e re

10/09/2019 14:54
nga:Ideal

Klubi i Vëllaznimit tash e disa muaj po veprojnë pa kryesin e tyre.

Me largimin e Presidenti Agim Cana – Vëllaznimi po vepron vetëm me disa persona vullnetarë, të cilët po mundohen që skuadrës t’i japin një mbështetje të duhur, shkruan GazetaBlic.

Ditë më parë GazetaBlic, kishte kontaktuar me zyrtar brenda klubit gjakovar – të cilët dëshmuan se klubi po kalon në një gjendje të mjerueshme, madje ata shkuan më tej – ku thanë se klubi mund edhe të mbyllet.

Largimi i Agim Canës – Klubi i Vëllaznimit rrezikon të mbyllet

Ndërkaq, sot nga burimet e GazetaBlic brenda kryesisë së Vëllaznimit, mësohet se menaxheri dhe persona vullnetarë do të bashkohen që t’i ftojnë në një takim të gjithë ish-futbollistët dhe kontributdhënësit e skuadrës së Vëllaznimit, kjo për të zgjedhur kryesin e re të klubit me traditë shumë vjeçare në sportin vendorë.

Kujtojmë se takimi pritet të zhvillohet në ora 20:00, sot në selinë e klubit të Vëllaznimit.

/GazetaBlic/