• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Krasniqi e LDK-së: Kurti duhet të japë dorëheqje

06/17/2024 10:22
nga:G C

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se Kurti ka dështuar, prandaj ai duhet të dorëhiqet.

Deputetja e kësaj partie Rrezarta Krasniqi ka theksuar për emisionin “Expose” se Kurti ka dështuar në gjithë planin e prezantuar.

Ajo ia ka përmendur edhe Asociacionin që Kurti sipas saj e kundërshtonte sa ishte në opozitë, por që tash shton ajo, e ka pranuar.

“Ftesa e kryeministrit Kurti ka qenë pikërisht për zgjedhje mirëpo secila parti e ka shefin e Grupit dhe kur është puna për ligje, dakordohen në Kuvend e jo të shkohet nëpër skuta, nëpër kafe dhe të flitet për Kuvend, për tema të ndjeshme por kjo ka qenë krejtësisht për zgjedhje. Kurti ka dështuar dhe për mua edhe është dorëhequr sepse nuk ka bërë asgjë derisa është në vitin e katërt të qeverisjes, nuk mbahet mend për asgjë kjo qeveri. Edhe planin kur e kanë prezantuar e kanë bërë vonë dhe ka qenë një fontanë dëshirash. Deri tash s’e ka përmbushur asnjë pikë të këtij plani me të cilin i ka fituar zgjedhjet. Ka thënë se s’do të ketë Asociacion, e ka pranuar atë. Ka thënë se s’do të ulet të flasë me Vuçiqin dhe shumë shpejt e ka mbajtur takimin me të”, tha Krasniqi.

“Unë mendoj se ai i ka thirrur për zgjedhje, ku iu bashkua PDK. Ne ende mendojmë se Kurti duhet të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje, sot apo nesër, LDK është e gatshme sepse është e para që ka bërë programin që një vit dhe jemi në terren çdo ditë dhe jemi duke i parë pakënaqësitë e popullit ndaj kësaj qeverisje dhe sa ma shpejt të shkojë vendi në zgjedhje, është aq më mirë për qytetarët e vendit”, shton Krasniqi.

Krasniqi ka theksuar për emisionin “Expose” se LDK ka punuar shumë në teren, dhe presion të dalin të parët në zgjedhje.

“Ne njëherë e kemi provuar, kemi bërë mocion dhe kryeministri Kurti i ka marrë 51 për qind sepse ai këtu ka ardhur duke u viktimizuar, kur arrestohej në protesta, viktimizohej. Ai e ka gjuajtur Kuvendin me zollë, kolegët deputetë me gaz lotësjellës. Ka ardhur në pushtet për t’i bërë të gjitha ato për të cilat ka protestuar. Mendoj se qytetarët e Kosovës janë duke humbur shumë sepse janë duke vuajtur shumë. Kemi inflacion, ne si LDK kërkuar që të hiqet akciza e naftës, si është e mundur që të paguajë si unë që voziti veturë, si bujku që punon për kafshatë të gojës të paguajë çmimin e naftës njëjtë. S’kanë bërë asgjë as për bujq, as për pensionistë, as për asnjeri. Mos të flasim për krim dhe korrupsion, për nepotizëm, çdo ditë punësojnë të afërm”, tha Krasniqi.

“Ne jemi duke punuar shumë në terren, presim që LDK të dalë e para sepse ka planprogramin më të mirë, ka njerëz të përgatitur, ka një kryetar i cili është më i ri dhe kryeministri në ardhje më i ri i partisë më të vjetër në pushtet, një njeri i pastër, një ekonomist i fortë që nuk krahasohet me figurat tjera politike, më të vjetra, duke u nisur nga partitë tjera që i kanë kandidatët”, shton Krasniqi për Expose.