Lajme

31 të infektuar me koronavirus në Kosovë, kërkohet izolimi i komplet Anamoravës

03/22/2020 06:56
nga:E Sh

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë një postim në orët e vona të natës ku ka treguar për gjendjen e të prekurve nga Koronavirusi jo vetëm në Komunë por edhe në tërë rajonin e Anamoravës.

Sipas Hazirit, nga 66 mostra të marra nga Komuna e Gjilanit dy kanë rezultuar pozitive por që të dyja rastet janë të ndara.

Ai ka thënë se njëri rast është nga Zhegra e Gjilanit kurse tjetri nga Vrapiqi. Për rastin nga Vrapiqi, Haziri ka thënë se ai jeton në Ferizaj dhe kishte ardhur në vendlindje nga Gjermania para disa ditësh.

Nga 66 mostrat e marra sot nga Gjilani, fatkeqësisht dy raste rezultuan pozitivë me #Covid19. Dy rastet janë të ndara…

Publiée par Lutfi Haziri sur Samedi 21 mars 2020