Lajme

30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit

11/08/2019 16:37
nga:A. R.

Sot më 9 nëntor janë bërë 30 vjet nga momenti historik i rëniës së “Murit të Berlinit”, i cili për më shumë se tre dekada ndau Gjermaninë në dysh.

Ky mur u ndërtua në vitin 1961.

Ndërtimi është udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik.

Synimi i kësan ndarja ishte të mbante fashistët perëndimorë larg e që të mos pushtonin lindjen.

Por në fakt shërbente edhe si barrikadë për lindorët që përpiqeshin të emigronin vazhdimisht për në territoret e perëndimti kapitalist.

Ndarja bëri që të ndahen familje e të shkelen të drejtat e njeriut, duke e mbajtur popullsinë e Gjermanisë Lindore të mbyllur në territor sovjetik.

100 persona u vranë teksa përpiqeshin të kapërcenin murin kufitar, të rrethuar nga tela me gjemba e ushtarë me mitralozë, shkruan Reuters përcjellë Klan Kosova.

Më 9 Nëntor 1989, partia komuniste e Gjermanisë Lindore tha se qytetarët mund të kalonin matanë murit kur të donin.

Menjëherë u krijua kaos. Ata që jetonin në Lindje më në fund kishin mundësinë të kalonin në perëndim për herë të parë pas 30 vitesh.

Teksa mblidheshin, qytetarët nisën ta shkatërrojnë murin.