Cool

3 arsye të falni një tradhti

06/11/2018 17:09
nga:D.I

Ka shumë persona që kur u ndodhë një tradhti ndihen shumë të zhgënjyer dhe të tradhtuar, aq shumë, sa që e kanë tejet të vështirë të falin atë që u ka ndodhur dhe që të jenë të aftë të harrojnë gjithçka se çka kanë krijuar me partnerin e tyre gjatë gjithë kësaj kohe.

Mbase sepse këta persona e përjetojnë një tradhti kanë frikë se e njëjta gjë mund të ju ndodhë edhe në të ardhmen, dhe nëse i falet është sikur të mos i ipet rëndësia e duhur.

Në vazhdim, do i lexoni 5 arsye që mbase duhet të falni një tradhti, dhe kjo ndoshta do të jetë rruga më e mirë për të forcuar lidhjen tuaj dhe që të dy të i jepni edhe një mundësi tjetër njëri tjetrit, pa gjuajtur për toke gjithçka se çka keni krijuar bashkë për një kohë të gjatë.

KRIJO NJË LIDHJE TË RE

Edhe pse një tradhti nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë, mund të mësohet nga ky gabim për të gjetur zgjedhjet që lidhjes tuaj i nevojitet.

Mbase sepse lidhja juaj e vjetër është e dëmtuar, ose e vdekur, dhe kjo që ju ka ndodhur është një sinjal kryesor që ju tregon se duhet të filloni lidhen nga e para.

Për të filluar një lidhje të re nga zeroja nevojitet besimi në njëri tjetrin. Lëreni anash plagët e së kaluarës dhe jepjani një mundësi njëri tjetrit për të u dashuruar, sikur në ditën e parë. Objektivi është për të zëvendësuar dhimbjen me një dashuri të re më të fortë që ju bashkon të dyve si kurrë më parë.

TEJKALO NDJENJAT NAGATIVE QË TË LIDHIN ME DHIMBJEN

Kur e ke marrë vesh se partneri yt të ka tradhtuar, ke ndjerë dhimbje të madhe. Siç thamë më lartë asgjë nuk e arsyeton tradhtinë. Mundësitë që partneri yt të ka tradhtuar mund te jetë sepse është ndjerë i hutuar, ka bërë një gabim të madh, por në realitet të do vetëm ty, dhe do të jetë vetëm pranë teje.

Është shumë e mundshme që gjatë një kohe të gjatë të ndjehesh i/e pasigurte, nervoz/e, por kjo është diçka shumë normale, janë ndjenja që na ndodhin pas çdo dite gënjeshtre.

Më vonë do e kuptosh që do e kesh kapacitetin për të kuptuar se mund të e tejkalosh, dhe se edhe pse dhimbja është e pashmangshme, vuajtja është opcionale.

FALJA TË BËN MIRË

Kur një person nuk është në gjendje të falë, ajo se çka ndodhë është se do të vazhdoj të ndjej mëri, dhe dhimbje thellë në shpirtin e vet për një kohë të gjatë. Kur falë një e gjithë errësira që ndodhë brenda shpirt do të largohet, dhe lirohet.

Falja nuk është gjë e lehtë, e aq më tepër kur ndejmë se na kanë tradhtuar ose se nuk na kanë respektuar, por është shumë e nevojshme për neve të e gjejmë paqen, të e ndjejmë shpirtin e lirë, dhe pa ngarkesë.

09/19/2018 00:04

Gruaja shokohet në emision kur burri i saj e pranon publikisht se ka fjetur me 341 gra!