Sporti

Shkëndija triumfoi mbrëmë në Rumani, trajneri Gjoka tregon asetin e madh të klubit tetovar

09/18/2020 11:58
nga:Mergim Rreci

Shkëndija ka triumfuar në ndeshjen e sontme në Rumani ndaj Botosanit duke siguruar kualifikim në ruandin tjetër.

Tetovarët triumfuan 0 me 1 ndaj Botosanit me super golin e shënuar nga Besart Ibraimi në minutën e 3′, shkruan GazetaBlic.

Ky është një tjetër sukses i jashtëzakonshëm nga Shkëndija e cila para dy viteve poashtu kishte shkuar deri në Play Off, ku u eliminua nga Milani.

Pas këtij suksesi trajneri i kuqezinjëve Ernest Gjoka nuk ka fshehur gëzimin në konferencën për shtyp, duke përgëzuar skuadrën për kualifikimin në turin tjetër.

“Ndeshja ishte shumë e vështirë. Këtë e thamë edhe para ndeshjes. E dinim cilin e kishim kundërshtar dhe e dinim potencialin e tyre. Un mendoj se ne arritëm dhe shënuam, i bëmë detyrat ashtu siç duhet dhe mendoj se kjo është një fitore që e meriton fjalët më të mira skuadra për shpirtin e garës që bëri dhe për anën e disciplinës taktike që e zbatojë me pirpikmëri. Goli në minutat e para të jep një mundësi pozitive për të qenë i kujdesshëm dhe të kontrollosh lojën. Mendoj duke pasur një lojtar si Besart Ibraimi që është i paparashikueshëm dhe është një aset i klubit Shkëndija dhe i gjithë tifozerisë të Shkëndijës, mendoj që e zgjidhëm ndeshjen”, tha mes tjerash Ernest Gjoka në konferencën për shtyp pas fitores.

/GazetaBlic/