Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë Niman Bardhi ka njoftuar se gjatë së martës janë vaksinuar 200 persona nga stafi shëndetësor.
“Sot jemi në ditën e shtatë me radhë nga 5 maji e tutje mbi procesin e vaksinimit në sallën “1 Tetori”. Aktualisht i kemi mbi 200 të vaksinuar”, është shprehur ai.
Bardhi ka njoftuar se totali i stafit shëndetësor të vaksinuar është 4 000.
“Edhe sot kemi vazhduar me personelin shëndetësor. Nëse i referohemi statistikave totale deri më sot kemi kaluar 4 000 doza të vaksinës Pfizer të aplikuar në sallën ‘1 Tetori’”, ka shtuar ai.Sipas Bardhit në nivel vendi deri më tani janë vaksinuar 29 mijë persona, raporton Ekonomia Online.
“Ndërsa në numrin total në nivel vendi nga dita e parë e vaksinimit 29 mars e deri më sot kemi rreth 29 mijë të vaksinuar. Siç po e shihni në mënyrë graduale jo në fluks procesi po vazhdon shumë mirë”.
LEXO EDHE:
Djali i axhës së Haxhi Avdylit, ‘rehatohet’ në Ministrinë e Shëndetësisë