Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit – 29 Nëntorit, njofton GazetaBlic.
Mustafa ka thënë se kjo ditë e krenarisë i bashkon të gjithën me trashëgiminë e vlerave kombëtare dhe shtetërore.
“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, urojë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, gjithandej në trojet e tyre etnike dhe në diasporë për Ditën tonë të Flamurit! Shqiptarë sot më shumë se kurrë më parë mund të krenohen me dy shtete shqiptare, me Shqipërinë e Kosovën, me të arriturat e tyre në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës; me përfaqësimin e tyre në kryeqendrat botërore”, thuhet në urimin e kreut të LDK-së./GazetaBlic
Haradinaj: Pa heronjtë dhe dëshmorët, festat dhe liria nuk do të kishin kuptim