28 gushti është dita kur njerëzit në gjithë botën kujtojnë kafshët që nuk janë më.
Të gjithë ata që i duan kafshët e dinë pikëllimin me të cilin shoqërohet ndarja në këto raste.
Kafshët shtëpiake bëhen familje dhe pjesë e rëndësishme e jetës së njeriut. Vuajtja për humbjen e tyre, është e ndryshme për çdo njeri, andaj edhe kjo ditë synon që të ofrojë një mundësi për shërim të plagëve.
Pesë mënyra për të kujtuar një kafshë që nuk është më:
Një memorial në internet
Ju mund të vizitoni një faqe interneti të dedikuar për të krijuar një memorial unik kushtuar kafshës suaj.
Bëni një donacion
Zgjidhni një organizatë bamirësie për kafshët që e admironi dhe dhuroni për nder të kafshës suaj.
Një stoli e Krishtlindjeve
Bëni një stoli Krishtlindjesh që përmban një foto të kafshës suaj, do ta shihni sa herë që vijnë pushimet.
Mbjell një pemë
Zëvendësoni jetën me jetën, mbillni një pemë për të nënkuptuar kujtesën e gjatë dhe të qëndrueshme të kafshës suaj.
-Vepra arti me porosi
Porositni një vepër unike arti që mund ta keni të ekspozuar diku në shtëpinë tuaj./KP