Sporti

28 ditë nga starti i Kupës së Botës – statistikë interesante

05/17/2018 15:12
nga:Lorik J

Kupa e Botës 2018 e Rusisë po afrohet gjithnjë e më shumë –  dhe tashmë kanë mbetur vetëm 28 ditë deri tek starti!

FIFA ka zbuluar edhe disa statistika interesante para fillimit të këtij kampionati të shumëpritur, shkruan GazetaBlic

Ja statistika rreth numrit 28 dhe Kupës së Botës:

28 – Besoni apo jo, 28 karton të kuq u akorduan në Kupën e Botës 2006 – më shumë se në çdo edicion tjetër të turneut.

Një imazh që jeton gjatë në kujtesën e tifozëve sa herë që përmendet Kampionati Botëror 2006 është momenti i Zinedine Zidane – Materazzi në Olympiastadion të Berlinit, kur lojtari i Francës goditi Marco Materazzin e Italisë.

Pas disa shfaqjeve fantastike gjatë kompeticionit, mesfushori me përvojë i Real Madridit po shpresonte të përfundonte karrierën e tij profesionale 18-vjeçare me një titull të dytë të Kupës së Botës.

Megjithatë, atë natë ishte shumë ndryshe nga ajo që e kishte imagjinuar Zidane.

Në vend të ngritjes së trofeut të Kupës së Botës, gjëja e fundit që magjistari francez e pa në atë terren në Berlin atë mbrëmje ishte një karton i kuq nga arbitri argjentinas, Horacio Elizondo.

Gjermania 2006 ishte gjithashtu turneu i fundit i madh për vetë Elizondon, i cili bëri historinë e tij duke u bërë gjyqtari i parë që drejtoi ndeshjen hapëse dhe finalen.

/GazetaBlic/

07/22/2018 20:25

Zyrtare: Ozil pensionohet nga Gjermania