Lajme

2500 punëtorë të KEK-ut mbledhin nënshkrime, kërkojnë kthimin e Njazi Thaçit ose protesta

05/29/2020 15:49
nga:N.K

2500 punëtore të Korporatës Energjetike të Kosovës kanën nënshkruar një peticion ku po kërkojnë kthimin në punë të Drejtorit të KEK-ut, Njazi Thaçit.

Në bazë të njoftimi të Sindikatë së re të KEK-ut të cilën e posedon Gazeta inFokus, këta punëtor kanë paralajmëruar edhe protesta nëse nuk kthehet Thaçi në punë.

Punëtoret kanë paralajmëruar se nëse nga dita e hënë datë” 01.06.2020 nuk respektohet vendimi i Inspektoratit për kthimin në punë të z. Nijazi Thaqit nga Bordi i përkohshëm Drejtues i KEK-ut, atëherë nuk na mbetët trrugë tjetër përveç të fillojmë me protesta dhe forma të tjera me organizimin e këshillave të punëtoreve”, thuhet në këtë njoftim i cili iu është përcjell Bordit të KEK-ut.

Vendimi obligon Bordin që të anulon këtë vendim dhe ta kthen në pozitën qe kishte Njazi Thaçi në detyrë.

Në të kundërtën, nëse KEK-u nuk zbaton këtë vendim atëherë do të shqiptohet masa e dënimit më gjobë ndaj kësaj ndërmarrje publike.

08/19/2020 10:25

Punëtorët e KEK-ut këmbëngulin në miratimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike