Lajme

25 mijë qytetarë – në këmbë për Badocin

01/20/2020 08:52
nga:B. D

Paralajmërimi i dhënë së fundmi nga disa kompani private në Kosovë për ndërtimin e një projekti në formë lagjeje rrëzë Badocit ka ngjallur reagime të shumta te qytetarët. Ndonëse Ministria e Mjedisit dhe Komuna e Prishtinës kanë pohuar se nuk kanë dhënë leje për ndërtim, thirrjet e qytetarëve për mosdegradim të Badocit janë duke vazhduar për më shumë se 10 ditë, shkuan sot gazeta Zëri.

Paralajmërimi për ndërtimin e një lagjeje në brigjet e liqenit të Badovit ka mobilizuar dhjetëra-mija qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët janë vënë në mbrojtje të këtij resursi ujor. Grupi për Mbrojtjen e liqenit të Badocit, i formuar më 9 janar në rrjetin social “Facebook”, ka grumbulluar rreth 25 mijë qytetarë, të cilët janë mbledhur rreth një kauze të përbashkët për ta parandaluar degradimin e liqenit të Badocit.