Lajme

25 aksidente trafiku dje në Kosovë, u arrestuan 26 persona

08/24/2020 09:35
nga:N S

Dje në vendin tonë kanë ndodhur 25 aksidente, prej tyre një ka përfunduar me fatalitet, shtatë të tjerë me persona të lënduar. Ndërsa, 17 aksidente kanë përfunduar me dëme materiale.

Policia njofton se për shkelësit e rregullave në trafik janë shqiptuar 1 mijë e 27 gjoba.

Po ashtu, policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 26 persona, prej të cilëve 13 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë në vuajtje të dënimit.

09/24/2020 08:34

800 persona gjobiten për mos respektim të rregullave anti-Covid