Asgjë nuk po ecën mbarë për trajnerin e Evertonit, Rafa Benitez.
Trajneri spanjoll ishte nën presion të jashtëzakonshëm për shkak të ecurisë tepër të dobët dhe rezultateve negative, sidomos pas ndeshjes ndaj Liveprool, përcjell GazetaBlic Sport.
Humbja nga Liverpool ishte disfata e tretë rresht në kampionat për blutë dhe e gjashta në tetë sfidat e fundit të Premier League, me tifozët që nisen të kërkojnë shkarkimin e trajnerit Benitez.
Megjithatë, drejtuesit e klubit vendosen që ta mbajnë atë në krye të klubit, duke ia dëshmuar besimin e plotë që kanë për të.

/GazetaBlic Sport/


