Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se ditë si kjo e 24 vjetorit të çlirimit të Prishtinës na sjellin në kujtesë të rënët për liri, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në kohën kur vendi është në situatë të brishtë në raportet me miqtë ndërkombëtarë, kryeministri Kurti duhet të reflektojë, pasi liria dhe siguria jonë varen nga aleancat dhe partneritet tona me ShBA dhe BE e NATO.
Ajo ka shtuar se asnjë politikani nuk i lejohet që të instrumentalizojë qytetarët për efekte të politikave ditore, ose në shërbim të ideologjisë së majtë, duke nxitur shpërfillje ndaj Perëndimit.
Postimi i saj i plotë:
Ditët si kjo, 24 vjetori i çlirimit të Prishtinës, na sjellin në kujtesë të gjithë të rënët për liri e paqe.
Të jemi mirënjohës për miqtë tanë që besuam në jetësimin e ëndrrës sonë, pavarësinë.
Ndaj, kur vendi sot ndodhet në situatën më të brishtë të lëkundjes së këtij raporti, Kryeministri Albin Kurti duhet të reflektojë sepse liria dhe siguria jonë varen nga aleancat dhe partneritet tona me ShBA dhe BE e NATO.
Asnjë politikani nuk i lejohet që të instrumentalizojë qytetarët për efekte të politikave ditore, ose në shërbim të ideologjisë së majtë, duke nxitur shpërfillje ndaj Perëndimit.
Urime Prishtinë!


