Lajme

23-vjeçari i dehur sulmohet nga arusha, tenton ta mbys në një pellg me ujë

05/23/2020 08:10
nga:Y I

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një Kopsht Zoologjik në Varshavë të Polonisë, ku një burrë i dehur tentoi të mbyste një arushë, pasi u sulmua nga kjo e fundit.

23-vjeçar u filmua teksa ishte futur ilegalisht brenda territorit të arushës së quajtur Sabina në kopshtin zoologjik, pasi ishte i dehur,

Në këtë moment arusha e ka sulmuar por ai është hedhur në pellgun e ujit që ishte aty pranë. Arusha Sabina nuk e ka lënë të qetë por është zhytur në ujë për të sulmuar të riun e dehur, por ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke tentuar ta mbysë në ujë.

Përleshja zgjati për disa minuta, derisa arusha u dorëzua e lodhur nga mos furnizimi i mirë me oksigjen.