Sporti

PSG interesohet për Icardin nëse Neymar kthehet në Barcelonë

08/14/2019 08:53
nga:Ideal

PSG është në bisedime për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, kjo ndoshta për ta zëvendësuar Neymar, për të cilin thuhet se do t’i bashkohet Barcelonës.

Sipas kolumnistit të Tuttomercatoweb, Tancredi Palmeri, Icardi më në fund po bën lëvizjen e duhur për faktin se nuk ka vend në Inter pasi, Romelu Lukaku iu dorëzua fanellën me Numrin 9, përcjellë GazetaBlic.

Ai ende nuk është i përgatitur të bashkohet me Romën ose Napolin, ndërsa Interi po refuzon të forcojë rivalin e tyre të drejtpërdrejtë Juventusin.

E gjitha varet nga Neymar, ku sipas burimeve spanjolle, braziliani është në rrugën e tij për në Barcelona.

Neymar mund të kalojë në Barcelonë për shumën 220 milionë euro, ai mund të arrihet duke përfshirë para të gatshme plus Philippe Coutinho dhe një lojtar tjetër, për shembull Ivan Rakiticin.

/GazetaBlic/