Sporti

Navas njofton largimin, Reali kërkon portierin e Milanit

08/22/2019 15:01
nga:Ideal

Keylor Navas ka njoftuar se do të largohet nga Real Madridi dhe destinacioni i ardhshëm mund të jetë PSG.

Mbretërit tashmë janë duke kërkuar që të gjejnë një zëvendësues të tij që do të jetë portieri i dytë pas Cortouis.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, 13 herë kampionët e Evropës kanë kontaktuar Milanin për shërbimet e Pepe Reinas.

36 vjeçari mund të pranojë këtë ofertë pasi që mund të kthehet në vendlindje për të përfunduar karrierën.