Sporti

Juventusi pas De Ligti-t kërkon Chiesa-n e Fiorentinës

07/17/2019 08:39
nga:Ideal

Juventusi mbetet shumë i interesuar në Federico Chiesa të Fiorentinës, i cili i impresionoi shumë këtë sezon.

Sidoqoftë, deri më tani, La Viola duket se heziton ta shesë lojtarin, edhe pse kjo së shpejti mund të ndryshojë, raporton CalcioMerkato, transmeton Indeksonline.

Në ditët e ardhshme, në fakt, do të ketë një takim vendimtar midis klubit dhe Chiesas për të vendosur të ardhmen e lojtarit.

Vetëm pas kësaj, Juventusi do të jetë në gjendje të dijë se cila strategji do të përdorë, pasi ka arritur tashmë një marrëveshje.