Shefi i Zyrës së Presidencës, Blerim Vela ka reaguar ndaj një deklarate të drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq se një numër i madh i kishave serbe në Kosovë kanë qenë të ekspozuara nga “sulmet dhe përdhosjet”.
Vela përmes një cicërrime në Twitter ka thënë se zyrtarët e Serbisë po vazhdojnë fushatën e tyre dezinformuese.
Sipas tij, këto pretendime të pabaza vetëm i rrisin tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Zyrtarët e Serbisë vazhdojnë fushatën e tyre dezinformuese me pretendime të pabaza, të cilat vetëm rrisin tensionet ndërmjet vendeve tona. #Kosova ka një histori të dëshmuar prej shekujsh të harmonisë ndërfetare dhe është e përkushtuar për të mbrojtur trashëgiminë e saj kulturore / fetare”, ka shkruar Vela në Twitter.
#Serbia’s officials continue their disinfo campaign with baseless claims, which only raise tensions between our countries. #Kosovo has centuries long proven track record of inter-religious harmony and is committed to protect its cultural/religious heritage https://t.co/yeJFuMujF2
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 9, 2021
Petkoviq kishte thënë se “Sulmet në tempujt tanë janë të drejtuara tek dëbimi i serbëve nga vendet tona qindra vjeçare, duke fshirë të kaluarën dhe shpirtëroren, në mënyrë që të shkatërrojnë çdo gjurmë të historisë së popullit serb”.