Lajme

22 vjet nga masakra në Rezallë

04/05/2021 07:12
nga:Q R

Sot mbushen 22 vjet nga masakra në Rezallë të Skenderajt, ku ushtria dhe policia serbe ekzekutoi 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.

Me këtë rast autoritetet komunale në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca sot do të bëjnë nderime te varrezat e të rënëve në Rezallë të Skenderajt.

Këto janë ngjarjet kryesore të ditës së sotme në Kosovë