Lajme

22 vite nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe

11/25/2019 07:35
nga:B. D

Sot mbushen 22 vite nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore serbe.

Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik të Skenderajt, të cilat u tërhoqën me humbje.

Të nesërmen, forcat armike kishin nisur një ekspeditë ndëshkimore me dhjetëra automjete të blinduara për në Vojnik.

Adem Jashari me 10 luftëtarë i zuri pritë dhe, pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të përgjakura.

03/05/2020 21:49

Bekim Jashari rrëfen bisedën e fundit me babain Hamzën: Kur të luftojë unë jo shtatë gazeta por e gjithë bota do ta merr vesh