Lajme

214 raste aktive më koronavirus në Kosovë!

05/25/2020 11:11
nga:Norë Kelmendi

Aktualisht Kosova ka edhe 214 raste aktive me koronavirus.

Sipas të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) prej 1032 personave që deri më tani janë konfirmuar si të infektuar me COVID-19, 789 janë shëruar dhe 29 të tjerë kanë vdekur.

Për të gjithë të vdekurit institucionet shëndetësore kanë thënë se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot është dita e parë nga 13 marsi në Kosovë ku nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me COVID-19.

Prej më shumë se dy muaj qytetarët po vazhdojnë të jenë të mbyllur, me një orar qarkullim prej dy orësh së fundi e më herët me vetëm një orë.

Përhapja e virusit anembanë vendit bëri që institucionet e Kosovës të ndërmarrin masa nga më të ndryshmet në mënyrë që pasojat e këtij virusi të jenë sa më të vogla në shëndetin e gjithë qytetarëve.

06/21/2020 23:34

Rritja enorme e numrit të rasteve me Covid- 19, Lul Raka vjen me paralajmërimin e radhës