Sporti

21 gola të pësuar, gjashtë të shënuar, FC Europa kundërshtar i lehtë për Prishtinën

06/12/2018 13:58
nga:Lorik J

Kampioni i Kupës së Kosovës, Prishtina ka mësuar kundërshtarin në raundin preliminar të UEFA Europa Leagues.

Prishtina do të përballet me ekipin nga Gjilbratari, FC Europa. Ndeshja e parë zhvillohet me 28 qershor në Gjilbratar, kurse ndeshja kthyese zhvillohet me 5 korrik në Kosovë, shkruan GazetaBlic

Ekipi nga Gjilbratari luan në arenën ndërkombëtare që nga sezoni 2014/2015.

FC Europa nuk ka arritur ndonjë sukses që vlen të përmendet në garat e UEFA-s. Në vitin 2014/2015 me skuadrën e Vaduzit në raundin e parë të Europa Legaues, ku u mposhtën me rezultatin 0-4.

Një vit më vonë (2015/16), Europa u takua me SK Slovan Bratislava ku u turpëruan me rezultatin 0-9.

Në sezonin 2016/17, Europa ka arritur suksesein më të madh. Në këtë sezon, ekipi nga Gjilbratari ka kaluar raundin e parë të Europa Legaues, pasi mposhti Armenia FC Pyunik me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Në raundin e dytë, FC Europa u mposht nga ekipi nga Suedia, AIK me rezultatin 0-2.

Në vitin 2017/18, Europa arriti të kualifikohej për në raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve. Ata u eliminuan në këtë raund nga skuadra uellsiane, The New Saints, pasi u mposhtën me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

/GazetaBlic/

08/20/2018 18:44

Pas shtyerjes së ndeshjes, lojtarët e Prishtinës e marrin lajmin e shumëpritur