Lajme

20 punëtorë të Trafikut Urban u infektuan me Covid-19 deri më tani

11/22/2020 09:06
nga:A. R.

Autobusët e Trafikut Urban po punojnë me orar të reduktuar çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 19:00. Kurse linja 1A, qarkullimi për aeroport dhe anasjelltas, dhe linja 15 për në fshatin Keçekollë, po qarkullojnë sipas pas orarit normal të tyre.

Ky ndryshim i orarit është bërë pas hyrjes në fuqi të masave të reja për mbrojtje nga pandemia, masa këto që sipas drejtorit të Trafikut Urban, Lulzim Rexhepaj, po respektohen maksimalisht.

“Tani më jemi adaptuar që t’i përcjellim dhe t’i zbatojmë vendimet e institucioneve përgjegjëse për masat anti-Covid, dhe me të marrë njoftimin i përshtatemi menjëherë edhe linjat dhe orarin e qarkullimit. Tani për tani jemi duke operuar deri në orën 19:00 aq sa është e lejuar liria e lëvizjes”, ka thënë ai.