Lajme

20 persona lajmërohen në QMF në Krushë, patën kontakt me 2 shitësit me koronavirus

04/06/2020 16:45
nga:Norë Kelmendi

Selami Hoti, kryetar i Këshillit të fshatit  Krushë e Madhe, ka bërë të ditur se deri tani në QMF “Fahredin Hoti” në Krushë, janë lajmëruar 20 persona që kanë pas kontakt me 2 persona që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Këta të fundit kishin dal të premten për të shitur fidane, të cilët më vonë rezultuan të infektuar.

Hoti po bën thirrje vazhdimisht që persona që kanë pasur kontakt me këta shitës të lajmërohen në QMF-të më të afërta.

Postimi i plotë:

NJOFTIM

Të dashur qytetarë Krushjan,

pas takimit që kisha me stafin e QMF “Fahredin Hoti në Krushë dhe me Dr. Qazim Cana- koordinator i QKMF “Fahredin Hoti në Rahovec, edhe njëherë ju bëjmë thirrje juve të gjithëve që keni blerë fidane ditën e Premten  nga dy qytetarët e Komunës së Malishevës, pozitiv me COVID-19 që të vazhdoni të lajmëroheni në QMF “Fahredin Hoti” në Krushë ku stafi i saj do të ju njoftoj dhe këshilloj si të veproni tutje apo të futeni në vetëizolim me qëllim që të mbroni veten, familjet dhe gjithë tjerët.

Deri më tani janë lajmëruar rreth 20-të qytetarë që kanë patur kontakt me ta!!!

#KujdespoPanikjo!

Ju falem nderit

06/03/2020 20:09

I infektuari me COVID-19 nga Obiliqi, punëtor i KEK-ut