Sporti

2 Korriku sonte nis aventurën në Ligën e Kampionëve për të rinj, luan ndaj Hibernian në Skoci

10/22/2025 11:06
nga:Lorik J

Të rinjtë e 2 Korrikut sonte nisin aventurën e tyre në UEFA Youth League.

Ekipi simpatik kosovar sonte ballafaqohet me ekipin skocez, Hibernian nga Skocia, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë e raundit të dytë luhet sonte në stadiumin “Easter Road” në Edinburgh, me fillim nga ora 20:45.

Vitin e kaluar 2 Korriku pati suksese të mëdha në kualifikueset e këtij turneu, pasi eliminoi Bylisin e Dublinin, për t’u mposhtur më pas nga Dynamo Kiev.

/GazetaBlic Sport/